Skip to Content

AINOW — IA Platformë për Shkrim-Lexim

Kjo platformë është asistenti juaj dixhital për arsim modern. E njejta është projektuar për të fuqizuar mësuesit dhe stafin administrativ me mjete dhe njohuri për të integruar inteligjencën artificiale në aktivitetet e përditshme shkollore në mënyrë të sigurt dhe efektive.

Hape platformën

Mobile Preview
Laptop Preview

Magjia e vërtetë e IA qëndron në vënien e saj në shërbim të njerëzve.

Suad Seferi
Suad Seferi
Kreator i platformës për Shkrim-Lexim
Laptop Preview

Arritje Kyçe

  • Aftësi të IA për Mësuesit
  • Mjete praktike për mësimdhënie të përditshme

Ndikimi

  • Gatshmëri për IA ligjerata 
  • Aplikim në ligjerata të përditshme

Qendra e Inovacionit

  • Të Mësuarit AI Offline
  • Punon pa internet

Fokus në Komunitet

  • Mbështetje të gjuhëve lokale
  • Gati në gjuhën maqedonase dhe shqipe

Si ta instaloni lokalisht

Ndiqni këto 4 hapa

Hapi 1

Hapi 2

Hapi 3

Hapi 4

Verzioni Online

Ndiqni këto 3 hapa nga verzioni online prej faqes URL: https://edu.ainow.mk 

Hapi 1


Hapi 2


Hapi 3



Gjithçka që duhet të dini

Një udhëzues i shkurtër për atë që është Platforma AINOW IA për Shkrim-Lexim, si funksionon dhe si të filloni.

Kjo platformë (edu.ainow.mk) është një platformë falas për shkrim-lexim të IA, e ndërtuar posaçërisht për edukatorët — mësuesit, drejtorët e shkollave dhe stafin administrativ. Ajo bashkon një udhëzues të strukturuar për IA, një bankë me 854+ prompte reale, 57+ mjete gati për përdorim, një studio testesh për krijimin e vlerësimeve, një fjalor dhe burime të zgjedhura. Gjithçka gjendet në një vend, pa llogari, pa instalim dhe pa gjurmim.

Shkollat në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkanin Perëndimor po hasnin mjete IA pa udhëzime të strukturuara dhe pa burime të verifikuara për klasën. Mësuesit ishin lënë vetëm — shpesh pa internet të besueshëm apo mbështetje institucionale.

Ne e ndërtuam këtë platformë sepse çdo shkollë meriton akses në burime cilësore, pavarësisht infrastrukturës apo buxhetit. Ky është misioni ynë: ta bëjmë arsimin IA të aksesueshëm dhe praktik.

Projektuar kryesisht për mësuesit dhe administratorët e shkollave në Maqedoninë e Veriut dhe rajon. Megjithatë, çdokush në arsim mund të përfitojë. Përmbajtja është praktike dhe menjëherë e zbatueshme në klasë apo në menaxhimin shkollor. Nxënësit gjithashtu mund ta përdorin për të mësuar bazat e inteligjencës artificiale.

Platforma mbështet gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze. Planifikojmë zgjerimin në boshnjakisht, serbisht dhe gjuhë të tjera të rajonit. Nëse gjuha juaj nuk mbështetet ende, na kontaktoni në contact@ainow.mk

Plotësisht falas. Pa abonime, pa regjistrim, pa kosto të fshehura. Kjo platformë është një nismë e interesit publik nga OJQ AINOW Society. Synimi ynë i vetëm është aksesi i hapur në burime cilësore për çdo shkollë.

Jo. Platforma funksionon lokalisht në shfletuesin (browserin) tuaj. Asgjë nuk dërgohet në serverë, nuk mblidhen analitika dhe nuk ruhen të dhëna. Shkollat trajtojnë të dhëna të ndjeshme të të miturve, prandaj privatësia është prioriteti ynë kryesor.

Ka tre opsione:

  1. Instalim me një klik — Vizitoni edu.ainow.mk dhe instalojeni si aplikacion (PWA) direkt nga shfletuesi.
  2. Instalim në server lokal — Shkarkoni kodin nga GitHub dhe ekzekutojeni në rrjetin e shkollës. Ideal për shkolla me internet të kufizuar.
  3. Instalim në USB — Ekzekutoni platformën nga një USB pa asnjë konfigurim. Futni USB-në, kopjoni fajllat, hapni shfletuesin dhe filloni mësimin.

Asnjëherë nuk kërkohet llogari. Interneti nevojitet vetëm gjatë vizitës së parë, por pasi instalohet si aplikacion ose USB, platforma funksionon plotësisht offline. Ne e projektuam këtë për të zgjidhur problemin e lidhjes së paqëndrueshme nëpër shkolla.

Gjashtë module: Udhëzues të IA (18 kapituj), Bankë Promptesh (854+ prompte), IA Mjete (57+ shabllone), Studio Testesh, Lista Promptesh sipas lëndëve dhe një seksion me burime të jashtme. Përfshihet edhe një fjalor i integruar.

Po. Udhëzuesi AI dhe Studioja e Testeve janë projektuar për t'u përdorur edhe nga nxënësit. Mësuesit mund t'i udhëheqin ata nëpër kapituj ose të krijojnë teste të personalizuara për klasën.

Jo. Platforma është e pavarur. Gjithë përmbajtja funksionon pa llogari të jashtme. Kemi përfshirë shkurtore për ChatGPT apo Gemini vetëm si komoditet opsional për ata që duan t'i përdorin paralelisht.

Po. Kodi është publik në GitHub: https://github.com/AINOW-Society/edu. Zhvilluesit dhe organizatat janë të mirëpritura ta përshtatin për kontekstin e tyre apo të kontribuojnë në projekt.

Nëse jeni mësues me komente, zhvillues që dëshiron të ndihmojë, apo organizatë e interesuar për partneritet — GitHub është vendi i duhur. Për bashkëpunim rajonal apo përkthime, na kontaktoni direkt në ainow.mk. Çdo kontribut ka vlerë.

Për partneritete, bashkëpunim rajonal ose kontribute gjuhësore (nëse dëshironi të ndihmoni në përkthimin e platformës në gjuhën boshnjake, serbe ose një gjuhë tjetër rajonale), na kontaktoni drejtpërdrejt përmes Forumit Tonë. Jemi një ekip i vogël që ndërton diçka me rëndësi — çdo kontribut ka vlerë.


Karakteristikat që na dallojnë

Privatësia në rend të parë

Arsimi duhet të jetë i aksesueshëm pa gjurmim. Platforma nuk kërkon profile dhe nuk mbledh emra, email apo numra telefoni.

Sovraniteti dixhital

Progresi juaj mbetet vetëm i juaji. Të dhënat ruhen në pajisje përmes ruajtjes lokale për kontroll të plotë.

Kod i hapur i verifikuar

Kodi publik garanton sigurinë përmes verifikimit. Transparenca ofron siguri dhe besim për çdo shkollë.

Misioni për shkrim-lexim

Si organizatë jofitimprurëse, ofrojmë shkrim-lexim praktik në Inteligjencë Artificiale. Sigurojmë mjete falas me standarde të larta për brezat e ardhshëm.

Bëhuni partner

Bashkëpunojmë me shkolla dhe institucione për trajnime dhe mbështetje direkte. Zbatoni projekte konkrete dhe rrituni përmes rasteve reale të përdorimit.